Presidenti i zgjedhur Trump premton se do të shkëputet nga biznesi

Amerika

Presidenti i zgjedhur Trump premton se do të shkëputet nga biznesi

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:21
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump tha të mërkurën se do të shkëputet “krejtësisht nga aktiviteti i biznesit” në kompaninë e tij, për t’u përqendruar tek presidenca, pa krijuar konflikte interesi.

Kjo temë ka qenë një nga çështjet kryesore që ka ngritur pikëpyetje që kur ai fitoi zgjedhjet, në një kohë kur kompania e tij është e përfshirë në prona në shumë vende në gjithë botën dhe Shtetet e Bashkuara. Zoti Trump shkruajti në Twitter se do të mbante një konferencë për shtyp më 15 dhjetor për të diskutuar këtë vendim.

Po sot, një nga ish-drejtuesit e kompanisë Goldman Sachs, Steven Mnuchin u emërua si kandidat për postin e Sekretarit të Thesari, ndërsa miliarderi Wilbur Ross tha se ai ishte zgjedhur për të drejtuar Departamentin e Tregëtisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat