"Carrier", marrëveshje me presidentin e zgjedhur

Amerika

"Carrier", marrëveshje me presidentin e zgjedhur

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 21:20
Carrier

Kompania që prodhon aparate të ajrit të kondicionuar “Carrier”, tha se ka arritur një marrëveshje me Presidentin e zgjedhur Donald Trump për të ruajtur njëmijë vende pune në shtetin e Indianës dhe të mos i lëvizë ato në Meksikë.

Kompania tha në Twitter se është "e kënaqur për marrëveshjen e arritur," dhe se hollësitë do të njoftohen "së shpejti".

Vetë zoti Trump tha se do të shkojë në Indiana të enjten për të bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me kompaninë “Carrier.”

Një nga premtimet e shpeshta të zotit Trump gjatë fushatës për president ishte se ai do të merrte masa që kompanitë amerikane të mos i transferojnë vendet e punës jashtë, duke vendosur tarifa të rrepta mbi produktet që kompanitë përpiqen të sheshin në SH.B.A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat