Avioni i rrëzuar në Kolumbi, i mbijetuari: Ku janë kolegët e mi?

Amerika

Avioni i rrëzuar në Kolumbi, i mbijetuari: Ku janë kolegët e mi?

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 19:32
Foto

Policia kolumbiane ka publikuar këtë të premte një video, e cila shfaq edhe momentet dramatike të punonjësve të shpëtimit teksa nxirrnin trupat e viktimave dhe personat e mbijetuar nga aksidenti fatkeq në periferi të Medelinit.

Personi i shfaqur në këtë video është tekniku i fluturimit, Erwin Tumiri, një prej 6 të mbijetuarve. Agjenti kolumbian i policisë, Willingtong Rodriguez, një prej të parëve që mbërriti në vendin e fatkeqësisë, përpiqet ta qetësojë, por i aksidentuari shfaqet konfuz.

“Ju dhemb stomaku?”, pyet polici. “Jo, vetëm krahët dhe shpina”, përgjigjet Erwin.

Më tej, tekniku bolivian pyet për kolegët e tij: Ku janë Alex, Angel dhe David?

Agjenti përpiqet ta qetësojë, por Tumiri nis të qajë. Ishte ndër të paktët që ka mundur të zbatojë protokollin e emergjencave gjatë fluturimeve, duke i shpëtuar për mrekulli rrëzimit.

Në atë aksident ajror humbën jetën 75 persona, mes të cilëve edhe futbollistë të ekipit brazilian të Chapecoenses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat