Trump-i fton Duterte-n për vizitë në SHBA

Amerika

Trump-i fton Duterte-n për vizitë në SHBA

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 00:00
Donald Trump dhe Rodrigo Duterte

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ftuar Rodrigo Duterte për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë gjatë vitit të ardhshëm, deklaroi sot një ndihmës i presidentit filipinas.

“Duterte i telefonoi Trump për ta përgëzuar për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit”, deklaroi Christopher Go, ndihmësi i presidentit filipinas.

Go e përshkroi bisedën mes Duterte dhe Trump si “të frytshme dhe miqësore”.

Sipas tij, biseda telefonike mes tyre zgjati shtatë minuta dhe 20 sekonda.

Duterte e ftoi gjithashtu Trump-in që të marrë pjesë në samitin e vitit të ardhshëm të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN, që organizohet nga Filipinet. Presidenti amerikan Barack Obama ka marrë pjesë rregullisht në këtë samit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat