9 të vdekur dhe 13 të zhdukur nga zjarri në Kaliforni

Amerika

9 të vdekur dhe 13 të zhdukur nga zjarri në Kaliforni

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 16:48
Pamje nga vendngjarja

(E plotësuar) - Së paku nëntë persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë të zhdukur pasi ka nisur një zjarr në një ndejë në Oakland të shtetit amerikan të Kalifornisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Reuters i mbështetur në të dhënat e mediave lokale duke cituar zyrtarë të zjarrfikësve.

Ndërtesa e përfshirë nga zjarret në qarkun Fruitvale përmbante apartamente ku njerëzit kanë jetuar dhe punuar dhe se aty nuk ka pasur pajisje me ujë kundër zjarrit.

***

Nëntë të vdekur në një klub nate

Së paku nëntë persona kanë humur jetën nga zjarri që ka shpërthyer në një klub nate në Oakland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan sot autoritetet amerikane.

Ende nuk është bërë e ditur se kush është shkaktari i zjarrit, ndërsa ekpiet e shpëtimit dhe hetuesit janë duke hetuar edhe për viktima tjera të mundshme.

Ende nuk është kontrolluar i tërë objekti që ishte kapluar nga zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat