Amaneti i Fidel Castros: Asnjë monument dhe asnjë rrugë e institucion me emrin tim

Amerika

Amaneti i Fidel Castros: Asnjë monument dhe asnjë rrugë e institucion me emrin tim

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 10:05
Ish-presidenti i ndjerë kuban, Fidel Castro

Presidenti kuban, Raul Castro, thotë se Kuba do të ndalojë ngritjen e monumenteve dhe rrugëve që do të emërtohen sipas emrit të vëllait të tij të vdekur dhe udhëheqësit të Revolucionit, Fidel Castro.

Kjo do të bëhet në përputhje me dëshirat e Fidel për të shmangur kultin e personalitetit.

Kjo deklaratë u publikua të shtunën në mbrëmje, pas një javë zie kombëtare për vdekjen e Fidel Castro, dhe para vendosjes së urnës me hirin e tij në Santiago de Kuba, raporton AP.

"Lideri revolucionar ka hedhur poshtë çdo formë të kultit të personalitetit dhe në këtë ka mbetur i vendosur deri në orët e fundit të jetës, duke këmbëngulur që pas vdekjes së tij emri i tij nuk duhet të përdoret për emrat e institucioneve, rrugëve, parqeve dhe vendeve tjera publike dhe kurrë nuk duhet ngritur busta, statuja, as forma të tjera të nderit", ka thënë Raul Castro në një fjalim ku ishte një numër i madh i njerëzve të mbledhur në Santiago.

Ai shtoi se parlamenti Kuban në seancën e ardhshme do të votojë ligjin me të cilin do të mbushet dëshira e vëllait të tij, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 90 vjeqare.

Urna me hirin e Fidel arriti në Santiago de Kuba, ku sot do të vendoset në dhe, afër mauzoleut të luftëtarit kuban për pavarësi, José Martí, pas një zie nëntë ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat