Donald Trump zgjidhet ‘Njeriu i Vitit’

Amerika

Donald Trump zgjidhet ‘Njeriu i Vitit’

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:56
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është përcaktuar si Njeriu i Vitit 2016 nga revista amerikane “Times”.

Njoftimi është në internet në faqen e revistës. Ky çmim vendoset nga redaktorët e “Times” dhe u jepet një personi apo një grupi të cilët kanë pasur ndikim të madh në lajme, qoftë për mirë apo për keq.

Dhe sipas tyre, Donald Trump ka qenë personazhi më i përfolur në media në të gjithë botën për shkak të deklaratave të tij. Gjithashtu fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane befasoi jo pak njerëz. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat