Michelle Obama: Kam fjetur natën e zgjedhjeve

Amerika

Michelle Obama: Kam fjetur natën e zgjedhjeve

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 21:15
Michelle Obama

Derisa amerikanët qëndruan zgjuar gjatë natës së zgjedhjeve, duke pritur rezultatet e votimeve për të kuptuar se kush do të jetë “banori i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë”, Zonjën e Parë Michelle Obama kishte shkuar herët për të fjetur.

Michelle Obama mes tjerash për revistën "Pipl", ka thënë se gjatë natës së zgjedhjeve kishte shkuar herët në shtrat.

"Pasi të bëni të gjithë atë që ju mundeni, pjesa tjetër është e lehtë. Gjithçka ishte në duart e popullit amerikan", tha Michelle.

Ndërsa gjatë fushatës zgjedhore ajo ka qenë kritike ndaj fituesit të garës presidenciale, Donald Trump, tani ajo thotë se është gati për të bërë pjesën e saj, për të siguruar një tranzicion të qetë.

"Ne jemi të gatshëm për të punuar me administratën e ardhshme, për të siguruar që ajo të jetë sa më e suksesshme ", tha Michelle Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat