Trump: Gjeneralët e kabinetit tim e kanë kaluar testin e jetës

Amerika

Trump: Gjeneralët e kabinetit tim e kanë kaluar testin e jetës

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 13:23
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, në një intervistë të transmetuar dje, mbrojti vendimin për të përzgjedhur disa gjeneralë, të cilët kanë dalë në pension, si pjesë e kabinetit të tij.

“Më pëlqejnë gjeneralët dhe mendoj se ata janë të frikshëm. Ata kalojnë nëpër shkolla dhe përfundojnë në krye të piramidës”, tha Trump në një intervistë për televizionin amerikan “Fox News”.

“Është si provë. Ata e kanë kaluar testin e jetës… dhe unë i pëlqej vërtet shumë ata të tre që kam zgjedhur”, vazhdoi Trump.

Trump ka zgjedhur tre gjeneralë në pension, për disa poste të rëndësishme në administratën e tij, James Mattis si sekretar i Mbrojtjes, John Kelly si sekretar të Sigurisë së Brendshme dhe Michael Flynn si këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat