SHBA: I kemi vrarë 3 liderë të rëndësishëm të ISIS-it

Amerika

SHBA: I kemi vrarë 3 liderë të rëndësishëm të ISIS-it

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 15:52
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka thënë sot se ushtria amerikane i ka vrarë tre liderë të rëndësishëm të ISIS-it në Siri.

Në mesin e të vrarëve janë dy militantë që besohet se kishin lidhje me sulmet e nëntorit 2015 në Paris, ku u vranë 130 persona.

Carter njoftoi për vrasjet sot gjatë një adresimi para ushtarakëve amerikanë në një bazë ushtarake në Itali.

Zëdhënësi i Carter, Peter Cook, njoftoi më vonë se tre liderët u vranë në nëj sulm ajror më 4 dhjetor në Raqqa të Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat