Dënohet personi që tentoi ta vrasë Trumpin

Amerika

Dënohet personi që tentoi ta vrasë Trumpin

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 20:08
Michael Sandford, 20-vjeçar

Një britanik është dënuar me 12 muaj dhe një ditë burgim, pasi ka tentuar që ta vras presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, shkruan BBC.

Michael Sandford, 20-vjeçar, është deklaruar fajtor kur filloi gjyqi ndaj tij në shtator. Ai ka pranuar se ka poseduar armë ilegale dhe ka penguar në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Ai është akuzuar se ia ka marrë armën një zyrtari policor, gjatë fushatës zgjedhore në Las Vegas dhe ka pasur për qëllim që të vrasë, atëherë kandidatin për president, Donald Trump.

Nëna e Michael ka thënë se djali i saj “është penduar për atë që ka bërë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat