Trump: Ish-guvernatori Perry u nominua për sekretar të energjisë

Amerika

Trump: Ish-guvernatori Perry u nominua për sekretar të energjisë

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 14:28
Rick Perry

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka shpallur emërimin e ish-guvernatorit të shtetit Teksas, Rick Perry, për ta udhëhequr Departamentin e energjisë.

Në deklaratën e sotme, Trump tha se Perry ka krijuar “klimë biznesi që ka prodhuar miliona vende të reja të punës dhe çmime të ulëta të energjisë” gjatë periudhës sa ishte guvernator i shtetit Teksas, që është i pasur me naftë, në periudhën 2000 - 2005.

“Ai do ta sjellë këtë qasje të njejtë në gjithë vendin tonë si sekretar i energjisë”, tha Trump.

Nëse konfirmohet nga Senati i Shteteve të Bashkuara, zoti Perry do të jetë i ngarkuar për ta udhëhequr departamentin federal, të cilin ai kishte propozuar për ta eliminuar, gjatë kandidaturës së tij për nominim presidencial republikan, në vitin 2012.

Rick Perry, 66 vjeçar, po ashtu, ishte kandidat për nominim republikan këtë vit, dhe pasi u largua nga gara, e paraqiti mbështetjen e tij për senatorin, Ted Cruz, rival i ashpër i Donald Trumpit.

Zoti Trump e fillon mandatin presidencial më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat