Trump dhe Netanyahu: SHBA ta pengojnë rezolutën e OKB-së

Amerika

Trump dhe Netanyahu: SHBA ta pengojnë rezolutën e OKB-së

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 17:59
Donald Trump (majtas) dhe Benjamin Netanyahu gjatë një takimi në Nju Jork në shtator të këtij viti

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka mbështetur thirrjen e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që Uashingtoni të vendos veto në propozim-rezolutën e Kombeve të Bashkuara me të cilën kërkohet që Izraeli ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në tokën, që palestinezët e dëshirojnë për shtet të tyre.

Në mediat sociale, Trunp ka shkruar se “rezoluta që shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me Izraelin” duhet të pengohet me “veto”, kur për të diskutohet sonte më vonë.

Ky postim i zotit Trump u bë vetëm disa orë pasi në rrjetin Twitter, Benjamin Netanyahu ka kërkuar veto amerikane.

Këtë propozim-rezolutë e ka qarkulluar Egjipti, gjatë ditës së djeshme, duke kërkuar që “Izraeli menjëherë dhe plotësisht t’i ndalë të gjitha aktivitetet në territorin e okupuar palestinez, përfshirë Jerusalemin Lindor”.

Palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm eventual palestinez, sipas zgjidhjes me dy shtete, për krizën izraelito-palestineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat