Trump: Rezoluta e OKB-së për Izraelin e vështirëson paqen

Amerika

Trump: Rezoluta e OKB-së për Izraelin e vështirëson paqen

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 14:44
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha mbrëmë se miratimi i rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën nga Izraelikërkohet ndalja e ndërtimit të vendbanimeve në territorin e okupuar palestinez, do ta bëjë arritjen e marrëveshjes për paqe “shumë më të vështirë”.

Megjithatë, ai në postimin e tij në rrjetin Twitter tha se administrata e tij “do ta kryej këtë gjithsesi”.

Deklarata e zotit Trump u bë pak kohë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar ashpër administratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për abstenim nga votimi i rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat