Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mbrëmë se më 11 janar në Qytetin e Nju Jorkut, do ta mbajë konferencën e parë të përgjithshme me gazetarë, para se më 20 janar të inaugurohet në postin e poresidentit të Shteteve të Bashkuara.
Pritet që në këtë paraqitje, zoti Trump do t’i shpallë planet për evitimin e konfliktit të interesit ndërmjet postit të tij në Shtëpinë e Bardhë dhe kompanive në perandorinë biznesore të tij.
Deri tash, Donald Trump më tepër ka preferuar që me mediat dhe publikun të komunikoj nëpërmjet shpalljeve joformale në rrjetin Twitter.