Dy senatorë republikan kërkojnë nga Trump që të ndëshkojë Rusinë

Amerika

Dy senatorë republikan kërkojnë nga Trump që të ndëshkojë Rusinë

Më: 8 janar 2017 Në ora: 19:20
Donald Trump

Dy senatorë të njohur republikanë kanë nxitur presidentin e zgjedhur Donald Trump për të ndëshkuar Rusinë si përgjigje ndaj deklaratave të agjencive të inteligjencës së SHBA-ve se presidenti rus Vladimir Putin personalisht ka drejtuar përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

Në një paraqitje të përbashkët në NBC "Meet the Press" të dielën,  senatorët republikanë Lindsey Graham dhe John McCain thanë se provat ishin bindëse se Putin kërkoi të ndikojë në zgjedhjet - një çështje kjo të cilën Trump  e ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur.

 "Për disa javë, Donald Trump do të jetë mbrojtës i botës së lirë dhe demokracisë", tha Graham.

"Ju duhet t’ua bëni të gjithëve me dije në Amerikë, republikanëve dhe demokratëve, që do të  bëni që Rusia të paguajë çmimin e përpjekjes për të ndërhyrë në zgjedhje”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat