FBI arreston drejtorin ekzekutiv të Volkswagen për mashtrim

Amerika

FBI arreston drejtorin ekzekutiv të Volkswagen për mashtrim

Më: 9 janar 2017 Në ora: 13:02
Ilustrim

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Volkswagen AG është arrestuar nga Byroja Federale e Hetimeve nën akuzën e mashtrimit për të zhvatur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton New York Times.

Oliver Schmidt, është arrestuar të shtunën nga hetuesit federalë në Florida. Volkswagen AG ka pranuar se në shtator të 2015-ës, janë instaluar në 475 mijë  makina në SHBA, software të fshehta, në mënyrë që automjetet të dalin të pastra gjatë testit për emetimin e gazrave në atmosferë, shkruan Reuters.

Lidhur me ngjarjen, Volkswagen nuk ka pranuar të komentojë duke thënë se vazhdon të bashkëpunojë me Departamentin e Drejtësisë për të zgjidhur çështjet e mbetura në SHBA. Schmidt pritet të dalë këtë të hënë para gjykatës në Detroit, sipas NYT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat