Demokratët duan rishqyrtim të emërimit të dhëndrit të Trump në postin e këshilltarit

Amerika

Demokratët duan rishqyrtim të emërimit të dhëndrit të Trump në postin e këshilltarit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 07:30
Jared Kushner

Demokratët e kanë quajtur nepotizëm dhe konflikt të interesit emërimin e dhëndrit të Donald Trump në postin e këshilltarit të lartë të këtij të fundit.

Grupi ka kërkuar që Zyra e Etikës së Qeverisë në Departamentin e Drejtësisë të shqyrtojnë  anën ligjore lidhur me emërimin e Jared Kushner 35 vjeçar në postin e këshilltarit të lartë të presidentin të zgjedhur Trump.

Avokati I tij thotë se nuk janë shkelur ligjet a anti-nepoztimit.

Kushnër është i martuar me vajzën e Donald Trump, Ivanka.

“Ai do të japë dorëheqje si shef i biznesit të pasurive të patundshme të familjes së tij dhe botues i gazetës Neë York Observer, në mënyrë që të përputhen me ligjet e etikës”, tha avokati Jamie Gorelick.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat