Momenti kur diplomati amerikan qëllohet me armë zjarri në Meksikë

Amerika

Momenti kur diplomati amerikan qëllohet me armë zjarri në Meksikë

Më: 11 janar 2017 Në ora: 09:20
Pamje nga sulmi me armë ndaj diplomatit amerikan në Meksikë

Një diplomat i Shteteve të Bashkuara u qëllua me armë në qytetin Jalisco të Meksikës ndërkohë që po dilte nga një qendër tregtare, shkruan “The Telegraph”.

I dyshuari për tentativën e vrasjes mundi të largohej nga vendi i ngjarjes por ai është qëlluar me armë më vonë gjatë arrestimit nga policia.

Hetuesit dhe zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme në Jalisco kanë konfirmuar për Breitbart Texas se i dyshuari është identifikuar si një 31 vjeçar nga India që më vonë është natyralizuar si qytetar amerikan,.

I dyshuari Zafar Zia, u arrestua nga autoritetet Meksikane.

Në kohën e arrestimit autoritetet konfiskuan një armë të kalibrit 38, një makinë me licence kaliforniane dhe një paruke që besohet se është përdorur në kohën kur ka sulmuar diplomatin.

Motivi i tentativës për vrasjen e diplomatit duket se është pakënaqësia e autorit mbi procesin e vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat