Nieto: Sigurisht që Meksika nuk do të paguajë për murin e Trumpit

Amerika

Nieto: Sigurisht që Meksika nuk do të paguajë për murin e Trumpit

Më: 12 janar 2017 Në ora: 09:44
Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto përsëriti dje në mbrëmje se vendi i tij nuk do të paguante për murin që presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka në plan të ndërtojë në kufirin mes dy vendeve.

“Është e qartë se ne kemi disa dallime me qeverinë e ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si çështja e ndërtimit të një muri, të cilin natyrisht, Meksika nuk do të paguajë”, tha Pena Nieto në përfundim të një takimi me diplomatët meksikane në kryeqytetin Meksiko Siti.

Vërejtjet e Pena Nieto pasuan një konferencë të mëparshme për shtyp të presidentit të zgjedhur amerikan, Trump, në të cilën këmbënguli që Meksika do të paguajë për një pengesë të tillë me anë të rimbursimeve ose taksave.

Trump tha se do të ndërtojë një mur sa më shpejt të jetë e mundur duke përsëritur kështu një premtim të fushatës.

Pena Nieto u shpreh se “të gjitha temat të cilat përcaktojnë marrëdhëniet tona dypalëshe janë në tryezë. Në asnjë kohë ne nuk do të pranojmë asgjë që shkon kundër dinjitetit tonë si shtet dhe si meksikanë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat