Kritikohet plani i Trump për kalimin e pasurisë së tij tek djemtë

Amerika

Kritikohet plani i Trump për kalimin e pasurisë së tij tek djemtë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 10:41
Donald Trump

Shefi i zyrës së etikës së Shtëpisë së Bardhë ka kritikuar planin e Trump për t’ia trashëguar mbretërinë e tij të biznesit djemve të tij pas inaugurimit të tij të 20 janarit.

Walter Shaub u shpreh se plani nuk i “përmbushte” kriteret e presidentëve të 40 viteve të mëparshme të SHBA.

Një nga avokatët e Trump tha se ky besim i ri do përballej me “një sërë kufizimesh” për marrëveshjet e reja.

Por Shaub tha se plani nuk do i zhvendoste konfliktet e interesit.

“Çdo president i kohëve moderne ka marrë ilaçin e fortë e kalimit të pushtetit,” tha ai, duke iu referuar procesit ku Trump do të shesë pasuritë e tij të korporatës dhe t’i vërë këto fitime një besimi të verbër të drejtuar nga një administrator i besuar e i pavarur.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, avokati Sherri Dillon tha se menaxhimi i Organizatës Trump do të transferohej në një kontroll nga djemtë e Trump, Don dhe Eric dhe shefi financiar Allen Weisselberg.

Organizata Trump është një kompani çadër për qindra investime në pasuri të patundshme, markash të ndryshme dhe biznese të tjera të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat