Amerikania ngrit padi kundër Trumpit

Amerika

Amerikania ngrit padi kundër Trumpit

Më: 18 janar 2017 Në ora: 09:54
Amerikania Summer Zervos, presidenti Donald Trump

Amerikania, Summer Zervos, e cila e ka akuzuar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për shqetësim seksual, sot ka ngritur padi për shpifje kundër tij.

Zarvos, ish-pjesëmarrëse në shoun real "Praktikant" për herë të parë drejtoi akuza ndaj Donald Trump para rreth dy muajve.

Në tetor vitin e kaluar ajo e akuzoi manjatin për kontakte të padëshirueshme seksuale në vitin 2007, kur është takuar me të që të bisedojnë për mundësinë që ta punësojë.

Trump kategorikisht i ka hedhur poshtë pohimet dhe e ka quajtur gënjeshtare dhe gjahtare të famës.

Zarvos tani deklaron se do ta tërheqë padinë për shpifje, po qe se Trump i tërheq fjalët dhe pranon se incidenti ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat