Hospitalizohet ish-presidenti amerikan

Amerika

Hospitalizohet ish-presidenti amerikan

Më: 18 janar 2017 Në ora: 11:13
Ish-presidenti George H.W. Bush

Ish-presidenti George H.W. Bush është shtruar në spital, sipas televisionit lokal në Houston, KHOU.

Shefi i stafit të Bushit, Jean Becker, thotë se ai u pranua në Houston Methodist Hospital pasi u ndje keq.

Becker i ka thënë televizionit se  Bush është "duke bërë më mirë."

Bush, i cili ka shërbyer si President nga viti 1988 deri 1992, nuk pritet të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të 45-të, Donald J. Trump, në Uashington të premten për shkak të problemeve shëndetësore.

Për shkak të  shëndetit të tij, 92 vjeçari ka qenë larg vqmendjes së mediave, dhe ka bërë shumë rrallë vërejtje publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat