Obama jep 500 milionë dollarë për ndryshimet klimatike

Amerika

Obama jep 500 milionë dollarë për ndryshimet klimatike

Më: 18 janar 2017 Në ora: 11:46
Presidenti amerikan Barack Obama

Qeveria e SHBA-së ka dhënë gjysmë miliard dollarë për Fondin e Klimës së Gjelbër të OKB-së, vetëm tre ditë para se Donald Trump të merrë zyrtarisht detyrën.

Administrata në largim e Barack Obamës njoftoi për këtë kontribut prej 500 milion dollarësh, duke dërguar fondet totale që janë dhuruar deri më sot në 1 miliard dollar.

Obama premtoi në vitin 2014 për t’i dhënë 3 miliardë dollarë për të trajtuar efektet e ndryshimit të klimës në vendet më të varfra.

Derisa presidenti në ardhje i SHBA-së, Trump e ka quajtur ngrohjen globale një mashtrim.

Trump ka kërcënuar edhe që SHBA-në të largojë nga marrëveshja e  Parisit – një marrëveshje globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat