Obama e arsyeton vendimin e tij për të liruar Chelsea Manning

Amerika

Obama e arsyeton vendimin e tij për të liruar Chelsea Manning

Më: 18 janar 2017 Në ora: 21:56
Barack Obama

(E plotësuar) - Presidenti i SHBA-ve në largim, Barack Obama kritikave të republikanëve për lirimin e Chelsea Manning, u është përgjigjur me arsyetimin se ajo “është duke përjetuar dënim të rëndë".

Obama dha këtë deklaratë në konferencën e fundit në Shtëpinë e Bardhë si President i SHBA-ve, i cili një ditë më parë ka falur ose ua ka zbutur dënimin më shumë se 200 të burgosurve amerikanë, në mesin e të cilëve është edhe ish ushtari i dënuar për spiunim,  i cili ka ndërruar gjininë, Chelsea Manning.

"Le të jemi të qartë, Chelsea Manning është duke vuajtur një dënim të rëndë. Drejtësia është shërbyer", tha Obama Presidenti Obama.

Kurse mes shumë kritikëve është edhe senatori John McCain, i cili e ka quajtur vendimin e Presidentit atë një gabim të rëndë.

"Ky është një koment i trishtuar, por ndoshta i përshtatshëm për politikat e dështuara kombëtare të sigurisë së Presidentit Obama”, dhe ka vlerësuar se Obama ka liruar një individ i cili ka rrezikuar jetën e trupave amerikane, diplomatë dhe burime të inteligjencës, me rrjedhe e qindra e mijëra e dokumenteve të ndjeshme të qeverisë për Wikileaks, një organizatë virtuale antiamerikan që ishte një mjet i ndërhyrjes së fundit të Rusisë në zgjedhjet amerikane.

29 vjeçarja, e lindur Bradley Manning, u dënua me 35 vjet burg në vitin 2013 dhe do të lirohet më 17 maj, ndërsa sipas dënimit ajo do të dilte nga burgu në vitin 2045.

LIVE: Konferenca e fundit për media e Presidentit Obama

Presidenti Barack Obama është duke mbajtur konferencën e tij të fundit për media në Shtëpinë e Bardhë.

Obama largohet të premten nga detyra e tij si President i Shteteve të Bashkuara për 8 vite rresht, duke ja lënë vendin Donald Trumpit, pas betimit të tij tek shkallët e ndërtesës së Kapitolit, si Presidenti i 45-të amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat