Kaq udhëtime ka realizuar Obama gjatë 8 viteve si President

Amerika

Kaq udhëtime ka realizuar Obama gjatë 8 viteve si President

Më: 19 janar 2017 Në ora: 07:34
Presidenti një largim Barack Obama

Që prej vizitës së parë në Kanada si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin Shkurt 2009, Barak Obama, ka ndërmarrë 156 udhëtime jashtë vendit.

Sipas një studimi të realizuar nga “Esri UK”, Presidenti në largim i Amerikës, Barak Obama, ka fluturuar me “Air Force One” 569 478 milje, distancë e barabartë me largësinë prej Tokës në Hënë dhe kthim pas, ose me rrotullimin rreth planetit tonë për 23 herë.

Megjithatë, Obama është Presidenti i tretë amerikan që ka udhëtuar më shumë që prej Luftës së Dytë Botërore. Para tij është George W. Bush (2001-2009) me 190 udhëtime dhe Bill Klinton (1993-2001) me 210 udhëtime.

Shteti që është vizituar më shumë nga Obama është Gjermania, plot 16 herë, duke përfshirë edhe ndalesat në rrugën e tij për në Afganistan apo destinacione të tjera.

Obama vizitoi Francën 11 herë dhe Britaninë e Madhe 6 herë. Meksika dhe Pakistani ndajnë vendin e katërt si vendet më të vizituara me nga pesë herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat