Michelle dedikim prekës për Presidentin Obama

Amerika

Michelle dedikim prekës për Presidentin Obama

Më: 19 janar 2017 Në ora: 17:51
Barack Obama dhe Michelle Obama

Jemi mësuar që Presidentin aktual të SHBA-së, Barack Obaman ta dëgjojmë çdo herë me fjalë admiruese ndaj bashkëshortes së tij Michelle.

Por teksa mandati i Presidentit Obama po përfundon, është Zonja e parë aktuale e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ajo e cila është shprehur tejet falënderuese ndaj bashkëshortit të saj për gjithë kohën që kanë ndarë së bashku.

Në një status të publikuar në rrjetin social Twitter, saktësisht në llogarinë e profilit First Lady është parë një mesazh tejet prekës që Michelle i’a dedikon Obamas.

‘’Të jem Zonja jote e parë, ishte nderi më i madh gjatë jetës sime. Nga thellësia e zemrës time të falënderoi’’ është shprehur Michelle duke iu referuar bashkëshortit të saj, Presidentit në largim Barack Obamas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat