Trump, Kina dhe Deti i Kinës Jugore

Amerika

Trump, Kina dhe Deti i Kinës Jugore

Më: 19 janar 2017 Në ora: 21:56
ilustrim

Deti i Kinës Jugore mund të jetë një pikë e nxehtë në vitin 2017 në mardhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, po t’i referohemi qëndrimeve të javës së fundit në prag të inagurimit të presidentit të ri. Vendimet që do të marrë zoti Trump përballë një Kine më agresive, mund të çojnë në një përshkallëzim të tensioneve. Ndiqni materialin e përgatitur nga korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Nike Ching.

Një grup anijesh luftarake të drejtuara nga aeroplan-mbajtësja kineze “Liaoning”, zhvilluan ushtrime me pajisje ushtarake në detin Jugor të Kinës.

Sekuestrimi nga Kina i një droni nënujor i forcave detare amerikane muajin e kaluar, që tashmë u është rikthyer, konsiderohet si shenjë e asaj çfarë mund të pritet prej qeverisë së Pekinit. Kina vazhdon të forcojë ishujt e saj artificiale.

I zgjedhuri i zotit Trump për sekretar shteti Rex Tillerson është shprehur me një ton edhe më të ashpër ndaj Kinës.

“ Ndërtimi i ishujve në detin Jugor të Kinës dhe vendosja e pajisjeve ushtarake atje, në këndvështrimin tim dhe në shumë aspekte, është e ngjashme me vënien nën kontroll të Krimesë prej Rusisë”, tha zoti Tillerson, kandidat për Sekretar Shteti.

Përgjigjia që zoti Trump parashikon ndaj një Kine agresive mund të rrisë tensionet.

“Mjafton fakti që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shtojnë operacionet për lirinë e lundrimit - dhe atje ka një numër anijesh kineze, përfshirë milicinë e tyre detare të maskuar si anije peshkimi, - krijon mundësinë e shpërthimit të një përplasjeje”, thotë Robert Manning i Këshillit të Atlantikut.

Vëzhguesit do të ndjekin me vëmendje ku dhe kur, do të zbatojë administrata e re operacionin liria e lundrimi në detin e Kinës Jugore, një kanal mjaft i rrahur, kryesisht për tregëti.

“ Kur mendon për nivelin e tregtisë prej 5.3 trilion dollarë që zhvillohet nëpërmjet detit të Kinës Jugore, nivelin e tregëtisë që kryejnë Shtetet e Bashkuara po në këtë det prej 1.2 trilionë dollarë, nuk është vetëm çështje tregëtie por edhe e vendeve që janë të përfshira”, thotë Harry Kazianis i Qendrës për Interes Kombëtar.

Zoti Tillerson tha gjatë seancës së konfirmimit se Kina duhet të ndalohet të hyjë në ishujt e saj të fortifikuar, por ekspertë të këtij rajoni besojnë se tani është tepër vonë. Ata thonë se rruga më e mirë do të ishte mbrojtja e lirisë së lundrimit bazuar në ligjin ndërkombëtar./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat