Telefonata e fundit e Obamës si president shkon për kancelaren gjermane Angela Merkel dhe burrin e saj Joachim Sauer. Ai ka falenderuar gruan më të fuqishme në botë për bashkëpunimin dhe përpjekjet për të thelluar partneritetin gjermano-amerikan, shkruan Der Spiegel.
"Gjermania dhe SHBA ndajnë vlera të përbashkëta," citohet ti ketë thënë Obama.
Nesër presidenti Barack Obama ia dorëzon detyrën presidentit të zgjedhur Donald Trump./Bota sot