Bosi meksikan i drogës ekstradohet në SHBA

Amerika

Bosi meksikan i drogës ekstradohet në SHBA

Më: 20 janar 2017 Në ora: 07:09
Joakim Guzman Loera

Joakim Guzman Loera, bosi i famshëm meksikan i drogës, i njohur si “El Chapo”, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm pak orë përpara ndërrimit të pushtetit në Uashington.

I arratisur dy herë nga burgjet meksikane të sigurisë së lartë dhe me një histori të pasur kriminale, “El Chapo” kërkohej me insistim nga autoritetet amerikane.

Me ekstradimin e “El Chapo”-s, SHBA i jep fund në këtë mënyrë një dekade përpjekjesh për të gjykuar kokën e njërës ndër organizatat më të mëdha të drogës në botë.

Një gjykatë federale në Meksikë e rrëzoi kërkesën e Guzman për të frenuar ekstradimin, duke i hapur rrugë dërgimit të tij në Nju-Jork. Ndaj pritet të ngrihen shumë akuza, kryesisht për rolin si drejtues i kartelit të Sinaloas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat