“Fishekzjarre” koreano-jugore për inaugurimin e Trump

Amerika

“Fishekzjarre” koreano-jugore për inaugurimin e Trump

Më: 20 janar 2017 Në ora: 10:45
Kim Jong-un

Inaugurimin e Donald Trump si President të Shteteve të Bashkuara do ta “mirëpresë” edhe Koreja e Veriut…me mënyrën e saj.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap, duke cituar burime nga zyrtarë të lartë ushtarakë të Seulit, thotë se Peniani në momentin kur Trump do të marrë edhe zyrtarisht detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, do të testojë për herë të parë një raketë ballistike intekontinentale.

Të njëjta burime thonë se vendi komunist ka bërë gati dy raketa të tilla për testime dhe përgatitjet monitorohen nga anijet luftarake amerikane që ndodhen në Paqësorin Perëndimor prej disa ditësh.

Vetë Peniani as ka mohuar dhe as ka pohuar pretendime të tilla. Analistët thonë se nuk do të ishte çudi që testet të ndodhin duke parë përshpejtimin e programit raketor të vendit komunist.

Raketat ballistike interkontinentale janë raketa me rreze të gjatë veprimi. Ato mund të godasin objektiva në një distancë mbi 5500 kilometra, por gjithsesi mbetet ende e pakonfirmuar nëse Peniani është në gjendje që të vendosë në to mbushje bërthamore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat