Të pranishmit në inaugurim

Amerika

Të pranishmit në inaugurim

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:53
Donald Trump dhe Hillary Clinton

Shumë prej tyre jo vetëm që nuk ishin dakord me të, por edhe e kritikuan ashpër, sidomos në ditët më të nxehta të fushatës.

U kritikua për premtimet për ekonominë, për murin me Meksikën, qëndrimin ndaj emigracionit, mohimin e ngrohjes globale dhe për sinjalet afruese me Rusinë.

Por në inaugurimin e Donald Trump, zërat kryesorë të këtyre kritikave do të jenë të pranishëm, duke nisur që nga vetë Hillary Clinton, rivalja e tij në zgjedhjet e nëntorit së bashku me Bill Clinton.

Në ceremoni do të marrin pjesë gjithashtu ish-presidentë dhe Zonjat e Para, përfshi edhe George W.Bush dhe Laura Bush.

I vetmi që do të mungojë është 92-vjeçari George Bush Senior, aktualisht i shtruar në spital për probleme të frymëmarrjes. 

Në plate do të ketë edhe anëtarë të Kongresit, ndërsa më shumë se 50 demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë vendosur ta bojkotojnë eventin.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat