Çfarë duhet të dini rreth familjes së Donald Trump?

Amerika

Çfarë duhet të dini rreth familjes së Donald Trump?

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:48
Familja e presidentit amerikan Donald Trump

Mediat amerikane kanë njohur publikun e gjerë me familjen e ngushtë të presidentit më të ri të SHBA-ve, Donald Trump.

Familja Trump pritet së shpejti të zë vendin e Obamas në Shtëpinë e Bardhë.

Image

Melania Trump

Gruaja e Donald Trump, Melanija Knavs është 46 vjeçara dhe ka lindur në Slloveni. Ajo ishte mjaft e suksesshme si një modele. Mësohet se ajo ka jetuar në Amerikë si një emigrante derisa ka fituar vizën e punës në vitit 1997. Ajo u takua me burrin e saj në një festë të “Fashion Week” në Nju Jork. Çifti do të festoj 12 vjetorin e tyre më 22 janar, pasi Trump të zgjidhet president. Melanija ka thënë se “si zonjë e parë do të donte të ishte shumë tradicionale si Betty Ford ose Jackie Kenndey”. Ajo ende është duke qëndruar në Nju Jork me djalin e saj Barron Trump i cili është 10 vjeçar. Melanina pritet të ketë një rol minimal në administratë.

Image

Donald Trump Junior

Djali i madh i Donald Trump është 39 vjeçar dhe është i martuar me ish-modelen Vanessa Kay Haydon. Si babai i tij, ai është caktuar në krye të organizatës Trump bashkë më vëllain e tij Eric. Ai nuk pritet të ketë ndonjë rol në administrimin e të atit. Trump Jr shaqi inat gjatë fushatës derisa ra dakord të intervistohej nga një nacionalist i bardhë dhe për fyerjen e refugjatëve sirian. Ai është një “gjahtar i madh” të paktën të tillë e përshkruan veten.

Image

Eric Trump

33 vjeçari Eric Trump është djali i dytë i presidentit, ai është i martuar me Lara trump një producente televizive. Pasi që Eric ka qasje në organizatën Trump nuk do të ketë qasje në adiministratë. Ai drejton një fodacion bamirës për të luftuar kancerin e fëmijëve. Si vëllai i tij edhe ai është një “gjahtar i madh”.

Image

Ivanka Trump

Vajza e madhe Ivanka Trump është e bija e gruas së parë të babait të saj dhe është 35 vjeçare. Ajo është konvertuar në judaizëm ortodoks që të martohej me biznesmenin Jared Kushner me të cilin ka tre fëmijë. Si një ekzekutive në organizatën Trump ajo ka pas suksese në projekte të mëdha përfshirë edhe hotelin Trump në ndërtesën Old Post Office në qendër të Uashingtonit, mirëpo ajo ka bërë të ditur se i duhet të dal nga kompania për shkak të postit që burri i saj do të marrë në administratën Trump.

Image

Marla Maples dhe Tiffany Trump

Marla Maples, 53 vjeçare një ish-modele dhe aktore është gruaja e dytë e Trump dhe nëna e fëmijës së tij të katërt Tiffany. Maples është një kompozitore, ndërsa Tiffany sapo ka diplomuar në kolegj. Nuk pritet të kenë rol në administratën Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat