Korrenspondenti i televizionit rus "RT.com" në SHBA, Alexander Rubinstein është arrestuar në Uashington gjatë raportimit për protestat kundër Presidentit të ri amerikan Donald Trump.
Ai ishte në mesin e protestuesve duke raportuar, në momentin kur policia rrethoi turmën e protestuesve dhe arrestoi disa prej tyre.
Rubinstein ishte në mesin e 12 personave që u arrestuan.
Gazetari i RT në Amerikë ndodhet në paraburgim edhe pse i ka treguar autoriteteve kartën e tij të gazetarit.