Obama ka disa fjalë për amerikanët nga baza ajrore Andrews

Amerika

Obama ka disa fjalë për amerikanët nga baza ajrore Andrews

Nga: A.Zh Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:36
Ish-presidenti amerikan Barack Obama

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka mbërritur në bazën ajrore Andreës në Maryland, nga ku do të shkojë në shtëpinë e tij të re.

Duke u përshëndetur me qytetarët amerikanë, të cilët njëherit i falënderon për përkrahjen që i kanë dhënë, Obama ka thënë se ka pasur besim të plotë se populli amerikan do të ndryshonte vendin, përcjell Bota sot.

 “Kur filluam këtë udhëtim, këtë e kemi bërë duke pasur besim të plotë se populli amerikan dhe aftësitë e tyre do të bëjnë gjithçka për ta ndryshuar vendin dhe për ta bërë më të mirë për fëmijët tonë”, ka thënë ai.

“Demokracia jonë nuk është një ndërtesë, është ajo që ju jeni të gatshëm për t’I bërë gjërat më mirë”, ka thënë më tej Obama./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat