Shtëpia e Bardhë zbrazet nga sendet e familjes Obama

Amerika

Shtëpia e Bardhë zbrazet nga sendet e familjes Obama

Më: 20 janar 2017 Në ora: 20:35
Pamja e re e Shtëpisë së Bardhë

Barack Obama ka lërë tashmë Shtëpinë e Bardhë, ndërsa procesi i transferimit ka nisur prej mëse dy muajsh.

Por, disa foto të publikuara nga “CNN” tregojnë zbrazëtinë e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa familja e parë e SHBA-ve, është larguar.

 

Gjithçka që i përkiste presidentit Obama dhe familjes së tij, do të largohet bashkë me ta.

Kështu, edhe fotot, të cilat qëndronin në muret e “Krahut Perëndimor,” janë hequr duke lënë pas vetëm kornizat e boshatisura. Është fjala për fotot personale të presidentit dhe familjes së tij, që dekoronin muret e kësaj pjese të Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu, dy flamujt amerikanë që janë valëvitur ditën e parë të Obama-s si president i SHBA dhe ditën e tij të fundit, tashmë gjenden të palosur, gati për t’u hequr nga ambientet e Shtëpisë.

Një tjetër fotografi, e cila tregon Shtëpinë e Bardhë nga jashtë, natën përpara ditës së inaugurimit të presidentit të ri, paraqet një skenë thuajse surreale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat