Gruan e parë do ta çojë në Pragë: Në këto çaste, SHBA s’ka ambasadorë në shtetet kryesore të botës!

Amerika

Gruan e parë do ta çojë në Pragë: Në këto çaste, SHBA s’ka ambasadorë në shtetet kryesore të botës!

Më: 20 janar 2017 Në ora: 20:47
Presidenti amerikan Donald Trump

Para inaugurimit të tij, tashmë presidenti i 45-të amerikan, Donald Trump, ka kërkuar që të gjithë ambasadorët amerikanë në botë, të emëruar nga Barack Obama, të largohen nga zyrat e tyre në mesditën e 20 janarit.

Ekipi i tij më 23 dhjetor 2016 ka thënë se “nuk do të ketë përjashtime” që ambasadorët të vazhdojnë mandatin, madje as për ata që kanë fëmijë të vegjël.

Është politikë e zakonshme që ambasadorët të japin dorëheqje në fillim të administratës së re. Por, nuk është e zakonshme që të mos ketë zëvendësime për ta kur tërhiqen.

Momentalisht, SHBA-të nuk kanë ambasadorë tek aleatët kryesorë në Evropë, madje as në shtetet si Kina, India, Japonia apo Arabia Saudite.

Gruaja e parë e Trumpit, Ivana, thuhet se ka shprehur interes të jetë ambasadore në vendlindjen e saj, në Çeki. Presidenti çek, Milos Zeman, ka thënë se “nuk mund të ketë ambasador më të mirë të SHBA-ve, se ajo, në Pragë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat