Njihuni me 3 gratë e presidentit Donald Trump

Amerika

Njihuni me 3 gratë e presidentit Donald Trump

Më: 21 janar 2017 Në ora: 17:40
Donald dhe Melania Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është martuar tri herë.

Bashkëshortja e tij aktuale, Melania Trump është bërë Zonjë e Parë dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Por kjo nuk është femra e vetme me të cilën është martuar Donlad Trump,

Ai është martuar tri herë dhe ka pesë fëmijë nga këto tri martesa.

Image

Martesa e parë ka qenë me çeken Ivana Trump, nga viti 1977 deri në 1992. Donald dhe Ivana kanë tri fëmijë bashkë, përfshirë vajzën Ivanka, Donald Trump Jr. dhe Eric Trump.  

Image

Martesa e dytë është me Marla Mapels, në vitet 1993 deri 1999, dhe kanë një fëmijë bashkë, vajzën Tiffany Trump.  

Image

Më pas vjen edhe martesa e tretë, me modelen sllovene Melania Knavs, tani e njohur si Melania Trump. Ata janë martuar në vitin 2005 ndërsa janë bashkë që nga viti 1998. Çifti kanë bashkë një fëmijë, djalin Barron William Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat