SHBA-të nuk do të dërgojnë delegacion në bisedimet e paqes për Siri

Amerika

SHBA-të nuk do të dërgojnë delegacion në bisedimet e paqes për Siri

Më: 21 janar 2017 Në ora: 19:53
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar sot se nuk do të dërgojë delegacion në negociatat për paqen në Siri, që javën e ardhshme mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Sipas departamentit amerikan, arsyeja e mos dërgimit të delegacionit, është për shkak të ndërrimit të pushtetit në Uashington.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner tha se Shtetet e Bashkuara në këto negociata do t’i përfaqësojë ambasadori amerikan në Kazakistan, George Krol, raporton Reuters.

Ndryshe bisedimet për paqe në Siri udhëhiqen nga Rusia, Turqia dhe Irani, ndërsa janë pajtuar që në to të marrin pjesë të dy palët e përfshira në konfliktin sirian, pushteti dhe opozita, që luftojnë mes vetë për disa vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat