Trump në selinë e CIA-s: Jeni unik dhe të mrekullueshëm

Amerika

Trump në selinë e CIA-s: Jeni unik dhe të mrekullueshëm

Më: 21 janar 2017 Në ora: 22:37
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, një ditë pas dhënies së betimit, vizitoi selinë e CIA-s, ku mbajti një fjalë para rreth 400 punëtorëve të kësaj agjencie, duke i quajtur ata njerëz më të vërtetë unik dhe të mrekullueshëm.

Trump iu tha oficerëve CIA-s se ka respekt të madh për Agjencinë, duke hedhur poshtë raportimet se ai është në konflikt me komunitetin amerikan të inteligjencës.

“Unë jam 1000 % me ju”, u ka thënë Trump stafit të CIA-s gjatë vizitës në drejtorinë e agjencisë në Langley të Virginas.

Mediat amerikane kanë raportuar shumë herë se Trump ka raporte jo të mira me agjencitë amerikane të inteligjencës, pasi nuk është pajtuar me vlerësimet e tyre se Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj procesit zgjedhor amerikan, me qëllim që ta ndihmojnë Donald Trumpin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat