11 të vdekur e 23 të lënduar nga moti i keq në Amerikë

Amerika

11 të vdekur e 23 të lënduar nga moti i keq në Amerikë

Më: 22 janar 2017 Në ora: 17:03
Foto nga vendi ngjarjes

Si pasojë e motit të keq, 11 persona kanë vdekur dhe 23 janë lënduar në shtetin amerikan të Gjeorgjisë, thanë zyrtarët e emergjencës.

Paralajmërimet për tornado janë lëshuar për pjesë të shtetit brenda natës të së shtunës, ndërkohë që përmbytjet kanë shkaktuar frikë edhe në veri.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në Gjeorgji tha se pothuajse të gjitha viktimat kishin vdekur në jug  të qarqeve Cook, Brooks dhe Berrien.

Agjencia  nuk e ka konfirmuar nëse tornadot ishin shakatarët.

Shtatë prej të vdekurve ishin në një park në Cook County ku me sa duket janë goditur nga  një uragan brenda natës.

Mjeku ligjor në Cook County,  Tim Purvis tha  se ekipet e emergjencës janë ende në kërkim për të mbijetuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat