Zonja e parë e Amerikës kthehet në New York

Amerika

Zonja e parë e Amerikës kthehet në New York

Më: 22 janar 2017 Në ora: 23:08
Donald Trump, Barron dhe Melania Trump

Zonja e parë Melania Trump, është kthyer në Nju Jork të dielën, pas një fundjave të ngjeshur në Washington.

"Zonja e parë u falënderon të gjithëve  për mbështetjen  dhe mikpritjen në Washington. Ajo është kthyer në Nju Jork  për shkak të fillimit të shkollës , dhe do të ndajë  kohën e  saj në mes Washingtonit dhe New York-ut në javët e ardhshme”,  ka thënë zëdhënësja e saj  për CNN të dielën.

Presidenti Donald Trump, u tha gazetarëve në nëntor se Melania dhe djali i tyre, Barron, 10 vjeçar  do t’i bashkohen atij  në Shtëpinë e Bardhë shumë shpejt. “Menjëherë pas ai  të mbarojë shkollën”, pati theksuar Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat