Sekretarja e Arsimit në Qeverinë e Trump bën gabime drejtshkrimore

Amerika

Sekretarja e Arsimit në Qeverinë e Trump bën gabime drejtshkrimore

Më: 23 janar 2017 Në ora: 11:38
Betsy DeVos, sekretarja (ministrja) për Arsim në Qeverinë e re amerikane

Derisa Donald Trump, president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u gjykua rëndë për gabimet e tij drejtshkrimore në Twitter, por për gabime të njëjta po akuzohet edhe njëra nga anëtarët e qeverisë së tij.

Betsy DeVos, sekretarja (ministrja) për Arsim në Qeverinë e re amerikane ka gabuar në një postim të saj në Twitter ditën kur Trump u inaugurua President.

Ajo është gjykuar shumë rëndë nga ndjekësit e saj.

“Kush do t’i edukojë tash fëmijët tanë”, ka shkruar një komentues në postimin e sekretares.

Ajo më vonë e ka përmirësuar gabimin e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat