Barbara Bush del nga spitali, ish-presidenti mbetet

Amerika

Barbara Bush del nga spitali, ish-presidenti mbetet

Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:21
Ish-presidenti George Bush dhe gruaja e tij Barbara, 1989.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Barbara Bush, ka dalë nga spitali, ndërsa ish-presidenti George H.W. Bush pritet të dalë nga kujdesi intensiv i spitalit së shpejti.

Bush, 92 vjeç, është duke u trajtuar nga pneumonia prejse është pranuar në spital, më 14 janar.

Bashkëshortja e tij, Barbara, 91 vjeçe, ka vuajtur nga bronkiti dhe ka hyrë në të njëjtin spital të mërkurën.

Zonja Bush ka dalë nga spitali të hënën pasi, sipas mjekëve, "ajo i është rikthyer normalitetit".

Çifti është i martuar për 72 vjet dhe kjo është martesa më e gjatë e një presidenti në historinë amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat