Trump përmbush premtimin e tij: Tërheqë Amerikën nga marrëveshja e tregtisë së lirë, TTP

Amerika

Trump përmbush premtimin e tij: Tërheqë Amerikën nga marrëveshja e tregtisë së lirë, TTP

Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:40
Donald Trump

(E plotësuar) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmbushur një premtim të fushatës duke nënshkruar urdhrin ekzekutiv për tërheqje nga Partneriteti Trans-Paqësor.

Donald Trump nënshkroi sot një dekret që nënkupton fundin e pjesëmarrjes së SHBA-së në traktatin e tregtisë së lirë transatlantike (TPP), e negociuar gjatë disa viteve nga administrata Obama, e konsideruar si një kundërpeshë ndaj ndikimit dominues të Kinës, sipas CNN.

"Kjo që sapo bëmë është një gjë e madhe për punëtorin amerikan", tha Trump.

Ai gjithashtu shkurtoi fondet për grupet ndërkombëtare që ofrojnë aborte dhe ngriu punësimin e disa punëtorëve federalë.

Partneriteti Trans-Paqësor është një marrëveshje e tregtisë që mbulon 40 përqind të ekonomisë botërore. Ajo është negociuar në vitin 2015 nga vende si SHBA, Japonia, Malajzia, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Meksika.

Image
"Kjo që sapo bëmë është një gjë e madhe për punëtorin amerikan", tha Trump.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka thënë se kjo marrëveshje është një "katastrofë e mundshme" për SHBA-në dhe se dëmton prodhimin amerikan.

Kjo iniciativë ishte vendimi i parë i presidentit të ri republikan që denoncoi me forcë gjatë fushatës për këtë marrëveshje, sipas tij, të tmerrshme, që shkel interesat e punëtorëve amerikanë.

Ky tekst i promovuar nga Uashingtoni, i menduar për të përcaktuar rregullat e tregtisë të shekullit XXI, u nënshkrua në 2015, por ende nuk ka hyrë në fuqi.

Traktati u nënshkrua nga 12 shtete, Australia, Brunei, Kanadaja, Kili, Japoni, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peruja, Singapori, SHBA-ja dhe Vietnami, që përfaqësojnë 40 për qind të ekonomisë globale.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe një promotor i fuqishëm i marrëveshjes vlerësoi se TTP-ja pa SHBA-në nuk do të kishte kuptim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat