Trump ka synime serioze për transferimin e Ambasadës nga Tel Avivi

Amerika

Trump ka synime serioze për transferimin e Ambasadës nga Tel Avivi

Më: 23 janar 2017 Në ora: 21:01
Ambasada e SHBA-ve në Tel Aviv në Jerusalem.

?Kryebashkiaku i Jerusalemit, Nir Barkat, deklaroi të hënën se administrata e Donald Trumpit është serioze dhe e përkushtuar në synimin që të zhvendos ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem.

Barkat theksoi se nga bisedat që ka pasur me administratën e re amerikane, ka kuptuar se ata janë seriozë të synimet e tyre.  

Në një prononcim për radion ushtarake të Izraelit, ai tha se ambasada nuk mund të zhvendoset për një ditë, duke aluduar se skenari i mundshëm kërkon kohë.  

Uashingtoni akoma mban ambasadën në Tel Aviv, njëjtë sikur shtetet e tjera. Palestinezët nga ana e tyre kundërshtojnë synimet e tilla të administratës së Trumpit.  

Unioni i Dijetarëve Muslimanë ka paralajmëruar për pasoja të mundshme negative, të cilat do të mund të ndodhnin nga realizimi i dëshirës së presidentit Trump për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat