Mardhëniet mes Presidentit dhe medias

Amerika

Mardhëniet mes Presidentit dhe medias

Më: 24 janar 2017 Në ora: 18:42
Jonathan Pie

Administra e re e presidentit Trump, e nisi punën duke u përplasur me shtypin. Palët mbështetën qëndrimet e tyre lidhur me pjesmarrjen në ditën e inagurimit dhe toni i ashpër i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë ndërsa ofroi ato që i cilësojnë fakte alternative, u duk qartë se nuk pajtohen me konstatimet e shtypit mbi interesin që ngjalli inagurimi i presidentit Trump.

Admistrata e re e presidentit Trump duket se ka krijuar një barrierë komunikimi me shtypin, të cilën u përpoq ta sheshojë dje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, në daljen e dytë mediatike, këtë herë duke pranuar pyetje.

Me një ton dukshëm më të qetë, Sean Spicer u tërhoq nga pozitat sulmuese dhe përcolli një tjetër frymë që ndoshta është thelbi i një mardhënie të re në të ardhmen, mes Shtëpisë së Bardhë dhe shtypit. Ndër të tjera zoti Spicer tha se administrata Trump do të thotë gjithnjë të vërtetën, një koment që vjen pas përplasjes me shtypin lidhur me shifrat e pjemarrjes dhe vëmendjes që tërhoqi inagurimi i presidenti Trump.

“ Po, besoj se duhet të jemi të ndershëm me popullin amerikan. Mendoj se ndonjëherë mund të mos biem dakort mbi faktet. Ka gjëra që mund të mos i kuptojmë plotësisht. Por qëllimi është të mos ju gënjejmë kurrë”.

Zoti Spicer i qëndroi pohimit se inagurimi i presidentit Trump ishte më i ndjekuri i të gjitha kohërave, përfshirë ata që e ndoqën në televizor dhe internet.

Debati mbi pjesmarrjen u soll fillimisht në vëmendje nga vetë presidenti, gjatë një vizite në selinë qendrore të CIA-s një ditë pas inagurimit.

“Mbajta një fjalim. Vështrova dhe pashë një fushë me një milion apo një milion e gjysëm njerëz. Shtypi foli praktikisht, sikur askush të mos ishte aty”, tha Presidenti Trump. Zoti Trump shfrytëzoi rastin të sulmojë shtypin.

“Jam në një betejë të vazhdueshme me shtypin. Ata janë ndër qëniet me të pandershme në rruzullin toksor”.

Shqetësimet lidhur me pretendimet e debatueshme të administratës u rritën të shtunën, kur këshilltarja e zotit Trump Kellyanne Conway u përpoq të shmangë kritikat gjatë emisionit “Takim me Shtypin”, në NBC.

“Ju thoni se është gënjeshtër dhe zëdhënësi i shtypit Sean Spicer dha fakte alternative për këtë”.

Madje dhe disa konservativë janë të alarmuar mbi rritjen e tensionit mes administratës dhe shtypit, thotë analisti politik Michael Barone.

“Mendoj se shumë njerëz të shtypit mendojnë se Trumpi është i rrezikshëm dhe potencialissht një karakter prej diktatori. Mendoj se kjo frikë është e tepruar, por ka gjëra për t’u shqetësuar”

Mbështetësit e zotit Trump kanë qenë prej kohësh dyshues për shtypin, thotë analisti politik Larry Sabato.

“Si gjithnjë, siç mësuam edhe gjatë fushatës, ndjekësit e zotit Trump do të besojnë gjithshka thotë ai. Dhe nëse jo, thjesht nuk kanë interes”.

Zoti Spicer, pranoi të hënën se ka pakënaqësi mes mbështetësve të zotit Trump lidhur me mbulimin që i bëri shtypi fushatës së fundit zgjedhore.

“Mendoj sërisht se është një përpjekje e vazhdueshme për të minuar besueshmërinë e tij dhe lëvizjen që ai përfaqëson. Dhe kjo është shqetësuese."

Toni më pak konfrontues i së hënës i zotit Spicer dhe zotimi i tij për të qenë i vërtetë, mund të zbusë tensionin e një mardhënie që pati një fillim të vështirë mes presidentit të 45 amerikan dhe shtypit. Por nësë është vërtet kështu kjo do të shihet në vazhdim, apo ishte thjesht një tërheqje taktike, përpara furtunës së radhës në një mardhënie që nuk ka gjetur ende ekujlibër nga Donald Trumpi kandidat tek Donald Trumpi president./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat