Trump: Ditë e madhe për sigurinë kombëtare, do t’i ndërtojmë muret

Amerika

Trump: Ditë e madhe për sigurinë kombëtare, do t’i ndërtojmë muret

Më: 25 janar 2017 Në ora: 07:34
Donald Trump

Donald Trump ka thënë se "ditë e madhe", është planifikuar për sigurinë kombëtare, duke përfshirë njoftimin për të ndërtuar një mur në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.

Presidenti i ri amerikan pritet të nënshkruajë disa urdhra ekzekutive në lidhje me emigracionin dhe sigurinë kufitare gjatë ditëve të ardhshme.

Urdhërat sipas të gjitha gjasave do  të përfshijnë "verifikimin ekstrem" të personave që vijnë nga shtatë vende kryesisht myslimane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Kjo do të kufizojë hyrjen e refugjatëve.

"Ditë e madhe e planifikuar për nesër për sigurinë kombëtare. Në mesin e shumë gjërave të tjera, ne do të ndërtojmë muret", shkruan Trump në twitter.

Ndërtimi i një muri rreth 2000-milje përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet e tij kryesore gjatë fushatës zgjedhore presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat