SHBA, demokratët bojkotojnë votimin e Price dhe Mnuchin

Amerika

SHBA, demokratët bojkotojnë votimin e Price dhe Mnuchin

Më: 31 janar 2017 Në ora: 22:14
Donald Trump

Demokratët në Komitetin e Senatit për Financat bojkotuan votimin për dy nga zgjedhjet e Trumpit si ministra, duke bërë të detyrueshme një shtyrje të procedurave.

Ata thanë se, para se të votojnë, duan më shumë të dhëna për aktivitetet financiare të Tom Price, i zgjedhuri për Shëndetësinë, dhe Stephen Mnuchin, i zgjedhuri për Thesarin.

Emrat e Price dhe Mnuchin janë nga më të debatuarit në media dhe qarqet politike, për shkak të lëvizjeve të tyre financiare.

Megjithatë, analistët mendojnë se ka edhe arsye të tjera për bojkotin e papritur të demokratëve, si për shembull shtimi e kritikave nga baza e tyre për votat pa kushte, që i kanë dhënë emërimeve të tjera të Trumpit.

Senatorët demokratë e kuptojnë shumë qartë se zemërimi i bazës së partisë është një forcë që mund të nxisë karrierat e tyre, ose t’i ndërpresë ato. Sigurisht që rol të rëndësishëm për biojkotin luan edhe shkarkimi i Prokurores së Përgjithmë në detyrë, Sally Yates, e cila tashmë konsiderohet si një heroinë liberale, meqë sfidoi urdhrin ekzekutiv të Trumpit.

Bojkoti i demokratëve mund të jetë edhe krisma e parë e një lufte plotësisht partizane në “Capitol Hill”. Bojkoti i demokratëve është kritikuar nga republikanët, të cilët thonë se kolegët e tyre të palës tjetër po luajnë rolin dhe po gabojnë rëndë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat