Personalitete të Partisë Demokrate mbështesin pezullimin e dekretit Trump

Amerika

Personalitete të Partisë Demokrate mbështesin pezullimin e dekretit Trump

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:38
Presidenti amerikan Donald Trump

Një grup personalitetesh të Partisë Demokrate të SHBA, duke përfshirë ish-sekretarin e Shtetit, John Kerry dhe Madeleine Albright, i kërkuan sot një Gjykate Federale për të vijuar bllokimin e dekretit migrator të presidentit, Donald Trump.

”Ky dekret, që është konceptuar keq dhe ka një zbatueshmëri të keqe, minon sigurinë kombëtare”, theksuan këto personalitete në një raport me shkrim adresuar një Gjykate Federale në San Francisko.

I nënshkruar më 27 janar dhe i pezulluar prej së premtes nga gjykata amerikane deri në pritje të shqyrtimit të një ankese të shtetit të Uashingtonit dhe Minesotas, ky dekret ndalon hyrjen në territorin amerikan të shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane (Iran, Irak, Libi, Somali, Sudan, Siri dhe Jemen).

Një ankesë e administratës Trump kundër pezullimit të dekretit u refuzua dje nga Gjykata Federale e Apelit të San Franciskos, ku një numër i madh raportesh me shkrim dhe dokumentash ishin dërguar më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat